Ambasadori Hovenier viziton Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Ambasadori amerikan, Hovenier në vizitën e tij në Xhaminë e Madhe në Prishtinë ka diskutuar me myftiun Naim Tërnava për mënyrat sesi secili mund të adhurojë i lirë pa qenë i diskriminuar

Naim Tërnava dhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Të premten e 29 korrikut, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është pritur nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë për të shënuar Vitin e Ri Islamik.

Hovenier përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me myftiun Tërnava kanë diskutuar mënyrat sesi secili mund të adhurojë pa qenë i diskriminuar.

“Respekti për trashëgiminë e ndryshme fetare dhe kulturore, është një ideal i dashur në çdo demokraci moderne – multietnike. Sot, isha i nderuar të shënoja Vitin e Ri Islamik me Myftiun Tërnava në Xhaminë e Madhe dhe të diskutoja mënyrat për të siguruar që çdo kosovar të mund të adhurojë pa diskriminim”, ka shkruar Hovenier.

Shija e redaktorit

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Të fundit nga rubrika