Ambasadori i BE-së: T’i bashkojmë duart për të bërë Kosovën shoqëri gjithëpërfshirëse për gjithë fëmijët

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog, në Ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, u shpreh se duhet bërë më tepër për t’i përkrahur fëmijët me aftësi të kufizuara. Teksa, ka thënë se duhet t’i bashkojmë duart për të bërë Kosovën një shoqëri gjithëpërfshirëse për gjithë fëmijët





Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur se duhet bërë më tepër si shoqëri për t’i përkrahur fëmijët që janë me aftësi të kufizuara.

“Duke qenë se fëmijët me aftësi të kufizuara janë shpesh të fundit që marrin burimet dhe shërbimet që ju nevojiten, të gjithë ne duhet të bëjmë më tepër për t’i mbështetur ata në shprehjen e aftësive të tyre dhe për të zënë vendin e merituar si të barabartë në shoqëri”, ka shkruar ai në Twitter.

Teksa, ka theksuar se në këtë ditë, le t’i bashkojmë duart për të bërë Kosovën një shoqëri gjithëpërfshirëse për gjithë fëmijët.

“Më të rinjtë ndër ne janë thellë të brengosur për gjendjen e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara. Pra në këtë ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, le t’i bashkojmë duart për të bërë Kosovën një shoqëri gjithëpërfshirëse për të gjithë fëmijët”, ka përfunduar Szunyog në postimin e tij.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika