Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, viziton Devolli Corporation

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është përfaqësuesi i radhës i korit diplomatik të akredituar në Kosovë, ai ka vizituar ambientet e njërës prej korporatave më të mëdha në rajon, Devolli Corporation

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është përfaqësuesi i radhës i korit diplomatik të akredituar në Kosovë, i cili ka vizituar ambientet e njërës prej korporatave më të mëdha në rajon, Devolli Corporation.

I pritur nga aksionari, Shkëlqim Devolli, dhe anëtari i bordit, Adriatik Kelmendi, diplomati ka qëndruar në hapësirat e fabrikës Comodita në Gjakovë, si dhe M&Sillosi në Xerxë.

Ambasadorit francez i është treguar në praktikë i gjithë procesi prodhues që ndodh në këto dy fabrika, të cilat janë më të mëdhatë në rajon me kapacitetet e veta, kurse është diskutuar edhe për nivelin e bashkëpunimit të njësive të Devolli Corporation me kompanitë evropiane, veçanërisht ato nga Franca.

“Duke parë nga afër se çfarë potenciali kanë këto dy fabrika, që nga Kosova bashkëpunojnë me botën, do të dëshiroja që edhe bashkëpunimi me kompanitë franceze të ishte shumë më i madh se që është momentalisht”, është shprehur diplomati Guerot.

Aksionari Devolli i ka treguar mysafirit se cili ka qenë rrugëtimi i deritashëm i Devolli Corporation deri më tash, si dhe për planet për të ardhmen.

“Ne dëshirojmë që ta ndryshojmë mënyrën se si shihet Kosova nga jashtë. Nga një vend që ka dalë nga lufta, tash të njihet si një vend prej nga vijnë prodhime cilësore, konkurrente me tregjet evropiane“, ka theksuar Devolli.

Edhe ambasadori francez edhe sipërmarrësi kosovar janë pajtuar se duke pasur thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar të kompanive nga Kosova dhe të atyre nga Franca, do të fitonte në peshë edhe marrëdhënia e përgjithshme ndërmjet të dyja vendeve.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika