Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë kërkon që marrëveshje të tilla të arrihen për energjinë e targat

Lajmin për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë e ka konsideruar si lajm të mirë dhe ka kërkuar që të ketë marrëveshje të tilla dhe për energjinë elektrike dhe targat

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë ka arritur të marrë dhe reagimin e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë përmes një postimi e ka konsideruar arritjen e marrëveshjes si lajm të mirë. Rohde ka kërkuar që marrëveshje të tilla të kenë më shumë.

Në këto marrëveshje, Jorn Rohde ka përfshir dhe marrëveshjen për energjinë elektrike dhe targat.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo e fundit ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse-dalëse për qytetarët e Kosovës.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”, ka shkruar Borrell.

 

Kurti pas marrëveshjes: Më nuk do të ketë pengesa e vonesa në kufirin me Serbinë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika