Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, nga sot do të jetë ambasador edhe në Danimarkë
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ia ka dorëzuar letrat kredenciale princit të kurorës së Mbretërisë së Danimarkës, Frederik André Henrik Christian. Nga tani, Ajeti nuk do të jetë ambasador vetëm në Gjermani, por edhe në shtetin e Danimarkës. “Nder i madh t’i dorëzoj letrat kredenciale Princit të Kurorës së Mbretërisë së Danimarkës, Frederik […]
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ia ka dorëzuar letrat kredenciale princit të kurorës së Mbretërisë së Danimarkës, Frederik André Henrik Christian.
Nga tani, Ajeti nuk do të jetë ambasador vetëm në Gjermani, por edhe në shtetin e Danimarkës.
“Nder i madh t’i dorëzoj letrat kredenciale Princit të Kurorës së Mbretërisë së Danimarkës, Frederik André Henrik Christian”, ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook ambasadori i Kosovës për Gjermani dhe Danimarkë.
“I gëzohem bashkëpunimit dhe përforcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës”, ka shtuar ai.
Ndërkohë ai ka thënë se Danimarka e ka mbështetur Kosovën në rrugën saj euroatlantike dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.















