Ambasadori i Kosovës në Gjermani mirëpret letrën ku kërkohet qasje më e ashpër ndaj Vuçiqit

Me anë të një letre, politikanët e huaj kanë kërkuar nga BE-ja e SHBA-ja të merren më në mënyrë kritike me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Ky veprim është mirëpritur nga Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti

Letra e dërguar nga përfaqësuesit parlamentarë të disa vendeve evropaine tek diplomacitë perëndimore e në të cilën kërkohet një distancim ndaj Serbisë është mirëpritur edhe nga ana e Ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Me anë të një postimi në Facebook, ky i fundit vlerëson se letra është dërguar në një momentum të duhur. Siç njofton ai, në letër shprehet qartazi një kërkesë për mospërdorimin e një politike zemërgjerë ndaj Serbisë dhe njohjen e Kosovës si një vend sovran me demokraci funksionale.

“Në këtë iniciativë të përbashkët drejtuar komunitetit ndërkombëtar, ata kërkojnë të nxirren mësimet nga e kaluara dhe mos të ndjek një politikë me Beogradin në qendër të Ballkan-it, ku Serbia duhet të shihet si përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës dhe mos të ndiqet një politikë me zemërgjerësi ndaj Beogradit, e cila ka dëshmuar që nuk po funksionon. “Kosova është një vend sovran dhe një demokraci funksionale. Ky fakt duhet të përbëjë bazën e politikës sonë të përbashkët ndaj krizës aktuale”, thuhet në njoftim.

Siç raporton Tagesspiegel, politikanët e huaj kanë kërkuar nga BE-ja e SHBA-ja më shumë distancë nga Serbia dhe të merren më në mënyrë kritike me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika