Ambasadori i Kosovës në SHBA, e takon presidentin Joe Biden
Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka bërë të ditur se është takuar me presidentin e Amerikës, Joe Biden Ambasadori i Kosovës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, e ka takuar presidentin Joe Biden. Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotoje të postuar në rrjetin social Twitter, ku ka shkruar […]
Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka bërë të ditur se është takuar me presidentin e Amerikës, Joe Biden
Ambasadori i Kosovës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, e ka takuar presidentin Joe Biden.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotoje të postuar në rrjetin social Twitter, ku ka shkruar se është krenar për lidhjen unike në mes të Kosovës dhe SHBA-së.
“Krenar për lidhjen unike mes dy vendeve tona. Mirënjohës që miqësia e qëndrueshme mes popujve tanë përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta. Të përkushtuar për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkta”, ka shkruar Dugolli.
Takimi i tyre është zhvilluar brenda Shtëpisë së Bardhë.















