Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar viziton Gardën Kombëtare të FSK-së

Komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, gjeneral brigade Naim Haziri është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, gjeneral brigade Naim Haziri, ka pritur sot në vizitë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjeneral Haziri e njoftoi ambasadorin për të arriturat, sfidat, kapacitetet operacionale dhe ato trajnuese që ka Garda Kombëtare.

“Gjatë takimit, fokus i veçantë ishte bashkëpunimi i deritashëm në mes FSK/Gardës Kombëtare dhe Mbretërisë së Bashkuar, kontributi në ngritjen e kapaciteteve operacionale specifikisht reagimi ndaj fatkeqësive, bashkëpunimit në të ardhmen me qëllim të ofrimit të një ambienti më të sigurt për jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ambasadori ka vizituar Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim(QNTKSH) të Gardës Kombëtare ku pa nga afër kapacitetet e kësaj qendre dhe me këtë rast është bërë pranim- dorëzimi i donacionit të dhuruar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar për QNTKSH, ku përfshihen pajisje specialistike për Kërkim Shpëtim -Ujra e që është donacioni i tretë për QNTKSH nga Ambasada e Britanisë së Madhe.

Gjithashtu, gjeneral Haziri falënderoi për ndihmën e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për FSK-në, në veçanti për Gardën Kombëtare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika