Ambasadori i ri britanik në Kosovë: Shumë i lumtur të jetoj në këtë vend kaq frymëzues

Ambasadori i ri britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se është shumë i lumtur që do të jetojë në Kosovë dhe se pret me padurim të njihet me popullin shqiptar

Ambasadori i ri britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Ambasadori i ri britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përmes një videoadresimi ka thënë se është shumë i lumtur që do të jetojë në Kosovë, siç është shprehur vetë ai, në një vend kaq frymëzues.

“Jam shumë i lumtur që do të jetoj në këtë vend kaq frymëzues. Po pres me padurim të njihem me ju. Unë dhe familja jemi shumë të kënaqur që do të eksplorojmë malet e mrekullueshme që ka Kosova”, ka thënë ambasadori i ri britanik në Kosovë.

Ai ka dhënë lëvdata për ushqimin dhe gastronominë e Kosovës në përshtypjet e tij të para për vendin, duke shtuar se e admiron Kosovën për shkak të diversitetit kulturor që ka ajo.

Madje ai ka rrëfyer se për herë të parë në Kosovë ka qenë në vitin 2001, asokohe si punëtor i qeverisë britanike.

“Sigurisht në atë kohë shumë njerëz kanë pasur trauma të thella. Institucionet e Kosovës drejtoheshin së bashku nga ndërkombëtarët dhe vendorët. E ardhmja e Kosovës ishte e pasigurt. Por nga ana tjetër, edhe atëherë kafja ishte e shkëlqyer dhe njerëzit dukeshin të lezetshëm, të vendosur dhe shumë të aftë”, ka treguar ai.

Ambasadori britanik ia ka dorëzuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, letrat kredenciale, të martën e 5 marsit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika