Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka folur për situatën në Veri të Kosovës

Sipas Minxhozit, Institucionet e Kosovës kishin treguar maturi dhe pse serbët e provokonin situatën

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e ka komentuar situatën e krijuar të datës 31 korrikut të vitit 2022, nga vendimet e Qeverisë Kurti 2 për ta zbatuar masën e reciprociteti dhe  për të ndaluar qarkullimin e veturave me traga “KM”.

Minixhozi ka thënë se veprimet e grupeve të cilat janë të mbështetura nga Serbia bie ndesh me vlerat e bashkëpunimit të cilat i mbështet Bashkimi Evropian.

Tutje ia ka shtuar se ngjarje e datës 31 korrik është “një përpjekje e forcave regresivë të Serbisë për të minuar procesin e Bashkimit Evropian që Kosova dhe Serbia të kenë raportet më të mira njëra me tjetrën”.

Për Minixhozin vendimi i Qeverisë 2,që të dëgjojë propozimin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) Jeff Hovenier, që implementimin e reciprocitetit për 30 ditë, është kohë që gjerat duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut.

Ai ka thënë se “situata mund të përshkallëzohet kur janë dy forca kundër njëratjetrës”.

“Strukturat paralel nuk gjeni kundërshtar nga institucionet e sigurisë të Kosovës që ta përshkallëzonin situatën të cilët kanë treguar maturi” ka thënë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika