Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë uron Radio Dukagjinin për 23-vjetorin e themelimit

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, përmes linjës telefonike e ka uruar Radio Dukagjinin për përvjetorin e 23-të të saj.

Minxhozi theksoi se Radio Dukagjini është pjesë e pandashme e ditës së tij, nga mëngjesi e gjatë tërë ditës.

Ambasadori i Shqipërisë tha se i ndjek me vëmendje temat e trajtuara në Radio Dukagjini, dhe pati komplimente edhe për përmbajtjen muzikore, për të cilën tha se e dëgjon me shumë qejf.

“Të ju them diçka interesante, që Radion tuaj e ndjek me shumë kënaqësi, dhe në mëngjes, rrugës kur shkoj në Gërmi për të ecur edhe pastaj kur lëviz në Kosovë, kryesisht ndjek Radion tuaj, e cila nga viti në vit ka një rritje. Është një radio multidimensionale, trajton tema nga më interesantet, rubrikat dhe me një muzikë shumë të bukur”, u shpreh ambasadori Minxhozi.

Minxhozi theksoi se valët e Radio Dukagjinit tashmë kanë depërtuar edhe jashtë kufijve të Kosovës e sidomos në Shqipëri.

“Më vjen shumë mirë që qytetarët e Shqipërisë kur kalojnë gjysmën e rrugës futen në valët e Radio Dukagjinit, dhe kur hynë në Kosovë vijnë me ndjenjën për të dëgjuar ato lajme që i bëni ju”, tha Minxhozi.

Ndërkaq, Radio Dukagjini ka paralajmëruar se do t’i ndajë 500 euro çdo javë për dëgjuesit besnikë. “Dukë” është loja më e re në Radio Dukagjini e cila do të fillojë të hënën. Për t’u bërë pjesë në lojën më të madhe të organizuar nga ndonjë Radiostacion vendor, krejt çka duhet të bëni është ta dëgjoni Radio Dukagjinin çdo ditë.

Ju hyni në lojë duke dërguar mesazh, sapo e dëgjoni këngën e parë të atij artisti duke u transmetuar. Nëse i dëgjoni dy këngë të njëpasnjëshme të të njëjtit artist, sërish dërgoni SMS, e nëse i keni dëgjuar tri këngë të të njëjtit artist njëra pas tjetrës, atëherë mundësia që ju të fitoni 500 euro brenda një jave është shumë e madhe.

Mesazhin e dërgoni gjatë kohës kur kënga është duke u transmetuar, pasi të gjitha mesazhet që dërgohen pas kësaj kohe, nuk do të jenë valide. Në garë futeni duke dërguar mesazh me fjalën DUKË në numrin 55 112 nga operatori Ipko. Mesazhi kushton 1 euro.

Nëse dërgoni mesazhe në kohën e gabuar, mund të tarifoheni, por nuk do të fitoni. Çdo javë ndryshon artisti, ora dhe dita e transmetimit të tri këngëve të të njëjtit artist.

Pasi transmetohen tri këngë të artistit të njëjtë, fituesi do të përzgjidhet në mënyrë të rëndomtë dhe do të telefonohet nga stafi ynë në transmetim të drejtpërdrejtë.

Nëse ju telefonojmë, jeni vetëm ju që mund t’i përgjigjeni telefonit dhe ta pranoni çmimin e fituar, 500 Euro. Nëse nuk lajmëroheni, nuk keni qasje në telefon, ne do të përzgjedhim një tjetër fitues. Kjo lojë mundësohet nga Dukagjini Bookstore. Argëtohu dhe fito. Radio Dukagjini. Një jetë me ty.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika