Ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit të vrasjes së Liridonës

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar vrasjen e Liridona Ademajt, e cila ishte shtetase suedeze, duke theksuar se rasti është një "mister". Ai ka informuar se shteti suedez po bashkëpunon ngushtë me autoritetet e Kosovës për hetimin e ngjarjes

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, për RTK-në ka komentuar vrasjen e Liridona Ademajt, shtetase suedeze.

Ai tha se shteti suedez po punon ngushtë me autoritetet e Kosovës për hetimin e këtij rasti, të cilin e cilësoi “mister”.

“Ne jemi duke punuar pandërprerë rreth këtij rasti së bashku me autoritetet lokale të Kosovës. Ky është një rast shumë i ndjeshëm dhe ka shumë mister rreth këtij rasti, nuk mund të them më shumë, jemi duke punuar në këtë  rast bashkë me autoritetet. Por, gjithashtu dua të theksoj se kemi debatuar shumë ditëve të fundit rreth dhunës ndaj grave dhe në kampanjën ’16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave'”, tha ai.

I pyetur nëse shteti suedez do të kërkojë ekstradimin e bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli, ambasadori tha se rasti ka ndodhur në Kosovë dhe se në këtë fazë nuk mund të bëjë komente të tjera.

Westerlund tha se është shqetësues numri i madh i rasteve të dhunës të raportuara në polici dhe se femicidi është prezent në Kosovë.

“Dua të nënvizoj se dhuna duhet të ndalet, janë më shumë se 2000 raste të raportuara nga policia për dhunën ndaj grave. Mbi 2000 raste janë shumë. Kemi 6 raste kundër femicidit dhe në Evropë 20, ku 3 raste janë gjatë vitit 2022, pra mjaft është mjaft”, u shpreh ai.

Liridona Ademaj u vra mizorisht më 29 nëntor, një rast i përgatitur ndaj saj nga tre të dyshuar, në mesin e tyre edhe bashkëshorti Naim Murseli, për të cilët Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditësh.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika