Ambasadori rus në Beograd: Presioni për Kosovën ndaj Serbisë lidhet me mosvendosjen e sanksioneve për Moskën
Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko, ka thënë se Rusia është e vetëdijshme për presionin që ka Serbia që nuk vendosur sanksione ndaj vendit që ka filluar një luftë më 24 shkurt në Ukrainë. Ai beson se presionet ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën janë të lidhura me presionet për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. […]





Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko, ka thënë se Rusia është e vetëdijshme për presionin që ka Serbia që nuk vendosur sanksione ndaj vendit që ka filluar një luftë më 24 shkurt në Ukrainë.
Ai beson se presionet ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën janë të lidhura me presionet për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Kosova është çështja më e rëndësishme për Serbinë dhe presidentin Vuçiq, dhe Perëndimi llogarit se me forcimin e atij presioni, Beogradi dhe Vuçiq do të duhet të veprojnë më fleksibël në drejtime të tjera politike, për shembull për të vendosur sanksione kundër Rusisë. Po ashtu, po i bëjnë presion presidentit Vuçiq që të arrijë marrëveshje me Kosovën, për t’ia hequr Rusisë argumentin se duhet t’u thotë se kanë pikëpamje të ndryshme” – tha ambasadori rus.
Ai është pyetur nga mediumi serb “nëse Rusia mund të thotë se nuk do të vazhdojë të mbështesë integritetin territorial të Serbisë nëse Perëndimi i lejon që ta bëjnë Donbasin dhe Krimenë pjesë integrale të tyre”, Bocan-Kharchenko thotë se “tregtia nuk bëhet fjalë”.
Ai theksoi se “presidenti Vladimir Putin përmend situatën në lidhje me Kosovën për t’i treguar Perëndimit se ata kanë një standard të dyfishtë, dhe sa i përket qëndrimit në lidhje me Kosovën, sipas tij, ai është krejtësisht i ndryshëm nga rajonet e reja të Rusisë.”
Ai gjithashtu komentoi tërheqjen e trupave ruse nga Khersoni. Sipas tij kjo është një tërheqje manovruese dhe se nuk paraqet fillimin e disfatës së Rusisë në luftën me Ukrainën. Ai thotë se “në Rusi nuk u befasuan nga ajo tërheqje, sepse e dinin se situata ishte e vështirë dhe më pas u vendos që të fillonte evakuimi, para së gjithash njerëzit, por edhe pajisjet”.




















