Ambasadori turk: KFOR-i, i pazëvendësueshëm për sigurinë në Kosovë

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, ambasadori turk Angili ka vlerësuar se KFOR-i ka një rol kyç në sigurinë në Kosovë

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili
Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili e ka vlerësuar si “të pazëvendësueshëm” rolin e KFOR-it për sigurinë në Republikën e Kosovës.

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini, ambasadori Angili ka folur rreth raporteve në mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë.

Gjersa thotë se lidhja në mes dy vendeve mbetet e rëndësishme për Turqinë, Angili thekson se KFOR-i, përpos sigurisë, luan edhe një rol të rëndësishëm në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Kosova më mban të zënë. Nuk jam duke u ankuar por stabiliteti dhe paqja në Ballkan është shumë e rëndësishme për Turqinë për dy arsye. Së pari, ne kemi lidhje të gjata me Ballkanin dhe nëse ndodhë diçka këtu, njerëzit në Turqi do t’a ndjejnë në zemër. Së dyti, është partneriteti ynë me Evropën, rrugët tregtare shkojnë përmes Ballkanit  prandaj stabiliteti në Ballkan është  në interes të Turqisë dhe siç e përmendet ju, së voni kemi dërguar 500 trupa shtesë. Rreth 500 trupa kanë ardhur në Kosovë me kërkesën e NATO-s për arsye se në fund të majit, siç e dini disa incident kanë ndodhur në komunat veriore dhe Turqia, si ushtria e dytë në NATO e ka si natyrë kontributin në operimet e NATO-së dhe KFOR-in. Ne mendojmë se KFOR-i është i pazëvendësueshëm për sigurinë në Kosovë dhe e luan një rol të rëndësishëm në të kaluarën por edhe tani, luan një rol të rëndësishëm për të ofruar një mjedis të sigurt në mënyrë që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë të jetë një progress”, ka deklaruar ai.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ambasadori Angili vlerëson se është e rëndësishme që të dy palët t’i kontribojnë procesit.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika