Ambasadori ukrainas i kërkon Gjermanisë të mos strehojë rusët që ikin nga mobilizimi ushtarak

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksiy Makeyev, ka kërkuar nga Gjermania që të mos strehojë burrat rusë të cilët kanë ikur nga vendi i tyre.ai i ka përshkruar si “të rrezikshëm për sigurinë”

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksiy Makeyev





Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksiy Makeyev, ka kërkuar nga Gjermania që të mos strehojë burrat rusë të cilët kanë ikur nga vendi i tyre për shkak mobilizimit ushtrarak të kërkuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Në një intervistë për gazetën gjermane Bild, personat që kanë ikur për t’iu shmangur këtij mobilizimi, Makeyev i ka përshkruar si “të rrezikshëm për sigurinë”.

“Ata janë të rinj që nuk janë penduar, por duan të shmangin shërbimin ushtarak”, është shprehur ai, shkruan REL.

Makeyev ka shprehur mirënjohje për përkrahjen gjermane ndaj Ukrainës.

“Kur shikoj veprimet e Gjermanisë në këtë luftë, ndonjëherë mendoj: ‘Ka një makinë sportive gjermane që lëviz në autostradë 30 kilometra në orë’”, ka thënë ambasadori, teksa shtoi se Gjermania ndihmon, “por vetëm kur është pothuajse tepër vonë”.

Ndryshe, Rusia e ka pranuar se ka bërë gabime gjatë mobilizimit të rezervistëve të ushtrisë ruse për të luftuar në Ukrainë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte njoftuar për një mobilizim të pjesshëm për fushatën ushtarake të vendit në Ukrainë.

Siç shkruan BBC, ka pasur raportime të ndryshme se edhe njerëzit pa përvojë ushtarake apo disa që janë në moshë dhe me probleme shëndetësore, janë thirrur nga shteti.

“Ka raste ku dekreti është shkelur”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke u zotuar se “të gjitha gabimet do të përmirësohen”.

Dekreti i mobilizimit i javës së kaluar ka shkaktuar protesta të gjera.

Në një konferencë, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, ka pranuar se po bëheshin gabime.

Ai tha se në disa rajone “guvernatorët po punojnë vazhdimisht për të korrigjuar situatën”.

Peskov ka thënë se nuk është në dijeni të vendimeve për mbyllje të kufijve apo për shpallje të gjendjes së luftës në Rusi.

Disa media kanë raportuar se autoritetet ruse mund të marrin vendime të tilla për të pamundësuar ikjen e rusëve jashtë shteti.

Pas këtij njoftimi, biletat e aeroplanit po shiten në mënyrë të shpejtë, ndërsa çmimet janë rritur shumë.

Siç shkruante Reuters, fluturimet drejt vendeve që lejojnë rusët të hyjnë pa viza, duke përfshirë Turqinë, Armeninë, Gjeorgjinë dhe Serbinë, janë shumë të kërkuara.

Ndërkohë, sipas Reuters, të dhënat e Google Trends tregojnë një rritje të kërkimeve për Aviasales, faqe kjo e njohur për rezervime të fluturimeve në Rusi.

Ndërsa, biletat e fluturimeve direkte nga Moska në Turqi dhe Armeni, destinacione këto që lejojnë rusët të hyjnë pa viza, janë shitur të mërkurën e 21 shtatorit.

Më 24 shtator, zoti Putin nxori një dekret të ri duke deklaruar në mënyrë specifike se studentët do të shtyheshin nga drafti.

Përpara se të fillonte pushtimin e saj më 24 shkurt, Rusia kishte grumbulluar rreth 190 mijë trupa përgjatë kufijve të Ukrainës.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika