Ambasadori William Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

Universiteti i Pejës i ka ndarë sot çmimin "Doctor Honoris Causa"ish-ambasadorit të OSBE-së, William Walker. Në ceremoninë e mbajtur në Pejë ishin të ftuar edhe udhëheqës të institucioneve, të cilët nderuan lartë figurën dhe veprën e ambasadorit Walker për dokumentimin e masakrave të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

U prit nën intonimin e tre himneve. Atë të Kosovës, Kombëtar dhe të SHBA-së.

Interpretimi i këtij të fundit i pëlqeu shumë ambasadorit, William Walker i cili nuk erdhi krejt rastësisht në mesin e krejt këtyre të pranishmëve.

Aty ai u nderua me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.

Por edhe në këtë ditë ai zgjedhi ta përmend rastin për të cilin e nderon shumë Kosova, dokumentimin e Masakrës së Reçakut në opinionin ndërkombëtar.

Madje bëri një krahasim në mes UÇK-së dhe ushtrisë ukrainase, e cila aktualisht synon të mos lejojë masakrimin e popullit të saj nga ushtria ruse.

William Walker, Ambasador ka thënë se “Derisa jemi sot këtu ulur dhe qytetarët evropianë, bashkëqytetarët tuaj evropianë janë duke u përballur me shumë Reçaka çdo ditë. Dhe sinqerisht shpresoj që bota do të përpiqet të bëjë atë është munduar ta bëjë këtu që të largohet nga ato masakra dhe të heq qafe këta kriminelë që tashmë është demonstruar që po ndodhë atje. Kurajo, guximi i pabesueshëm i forcave ukrainase më kujton mjaft shumë UÇK-në për atë që është bërë këtu për t’u përpjekur për të mbrojtur familjet, fshatrat nga kriminaliteti që vinte nga Beogradi”.

Ndërsa është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili pos që i dha një përqafim diplomatit amerikan, përmendi edhe rëndësinë e kumtimit të tij për Masakrën e Reçakut.

Albin Kurti, Kryeministri i vendit, ka thënë se “Atë kohë, Serbia e Millosheviqit u pat munduar ta mbulojë krimin e saj në Reçak duke e falsifikuar narracionin për të. Por fatmirësisht, masakra e Reçakut është e dëshmuar nga filmimet e mediave edhe ndërkombëtare, nga dhjetëra dëshmitarë okularë të mbijetuar dhe nga Misioni Verifikues në Kosovë i OSBE-së. Më pas edhe ne pamë të vërtetën, të cilën na e kumtoi së pari ambasadori Ëilliam Ëalker. Në bazë të këtyre dëshmive, intervistimit të 63 dëshmitarëve dhe provave të Tribunalit të Hagës, Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për 18 persona serbë që dyshohen se ishin të përfshirë në kryerjen e masakrës së Reçakut më 15 janar 1999”.

Falenderime të veçanta për Ambasadorin pati edhe rektori i Universitetit që e nderoi, Armand Krasniqi.

Armand Krasniqi, rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ka thënë se “Sa herë që të kujtojmë e flasim për juve, qytetarët e Kosovës me mendje e zemer i përulën kontributit tuaj në ndryshimin e historisë tonë”.

Ish-ambasadori Walker në janar të vitit 1999 denoncoi publikisht tmerrin që kishte parë në Reçak pas masakrës së kryer nga forcat serbe.

Deklaratat e tij për këtë masakër bënë bujë të madhe mediatike e politike në arenën ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika