Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, e ka zhvilluar këtë të martë një takim me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Takimi është zhvilluar në ambientet e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Ambasadori Zemaj është shprehur mirënjohës ndaj ShBA-së dhe mbështetjes që ia kanë dhënë dhe vazhdojnë t’ia japin Kosovës dhe rajonit.

“Faleminderit ambasador Hovenier për pritjen tuaj të ngrohtë dhe diskutimin e shkëlqyer sot në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë. Gjithmonë mirënjohës ndaj #SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme për rrugën euroatlantike të #Kosovës dhe vlerësojmë shumë angazhimin e fortë të SHBA-së për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë”, shkroi Zemaj në rrjetin social X.

Thank you Amb. Hovenier @USAmbKosovo for your warm welcome & great discussion today at @USEmbPristina
Always grateful to #USA for its continued support for #Kosova‘s Euro-Atlantic path & highly appreciate 🇺🇸strong commitment to peace,security & stability in🇽🇰& beyond. 🇽🇰🤝🇺🇸 pic.twitter.com/KOFY6OWxIM

— Ambassador Astrit Zemaj (@AstritZemaj) November 21, 2023