Ambasadori Zemaj vlerëson kontributin e NATO-s në sigurinë e Kosovës
Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka shprehur vlerësimin e tij për Misionin e Trajnimit të Përbashkët (MTG/W ASG) në fushën e Inteligjencës dhe të Sigurisë, nën udhëheqjen e Scott W. Bray. Ambasadori Zemaj e falënderoi atë dhe mbështetjen ndaj NATO-s për përkushtimin në promovimin e paqes dhe të sigurisë në […]
Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka shprehur vlerësimin e tij për Misionin e Trajnimit të Përbashkët (MTG/W ASG) në fushën e Inteligjencës dhe të Sigurisë, nën udhëheqjen e Scott W. Bray.
Ambasadori Zemaj e falënderoi atë dhe mbështetjen ndaj NATO-s për përkushtimin në promovimin e paqes dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Ai ka theksuar se ky angazhim ka qenë i veçantë gjatë periudhave të sfidave kritike.
“Unë e vlerësoj shumë mtg/w ASG-në e shkëlqyer për Inteligjencën dhe Sigurinë, Z. Scott W. Bray. Falënderojmë NATO për angazhimin dhe mbështetjen e fortë për paqen dhe sigurinë në 🇽🇰dhe rajon, veçanërisht gjatë këtyre kohërave dhe sfidave kritike, duke përfshirë ndërhyrjen malinje të huaj”, ka shkruar Zemaj në platformën X.
I highly appreciate the excellent mtg/w ASG for Intelligence and Security, Mr. Scott W. Bray @scottwbray.We thank @NATO for the strong commitment & support to peace&security in🇽🇰and region, especially during these critical times &challenges,including malign foreign interference. pic.twitter.com/EYCk9GT0me
— Ambassador Astrit Zemaj (@AstritZemaj) February 26, 2024















