Ambasadorja e Izraelit: Thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e Kosovës

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, është shprehur mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Izraelit

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, është shprehur mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Izraelit pas sulmeve tw fundit të ndodhura nga Hamasi në këtë vend.

Sipas saj, mbështetja e Kosovës në këto ditë të vështira ka një rëndësi të madhe për Izraelin.

“Jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur nga miqtë tanë në Kosovë. Mbështetja juaj ka një rëndësi të madhe për ne në këto ditë jashtëzakonisht të errëta dhe të vështira. Ndërsa situata në Izrael vazhdon të zhvillohet, zemrat dhe mendimet tona janë me familjet dhe komunitetet në rajonin jugor”, ka shkruar ajo.

Qeveria izraelite i shpalli zyrtarisht luftë Hamasit të dielën, duke krijuar terrenin për një përgjigje masive kundër grupit militant islamik.

Ndërsa, siç shkruan BBC, më shumë se 600 izraelitë janë vrarë dhe 100 janë rrëmbyer në sulmet nga Gaza që nga e shtuna. Sulmet hakmarrëse ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 370 persona në Rripin e Gazës, me 2200 të plagosur.

Kryeministri, Benjamin Netanyahu, pati thënë të shtunën se vendi ishte në luftë – por kjo deklaratë ishte retorike. Kurse, lëvizja e së dielës nga kabineti izraelit është një vendim zyrtar.

Ushtria izraelite më herët ka thënë se synon të evakuojë të gjithë izraelitët që jetojnë afër Rripit të Gazës brenda 24 orëve, përderisa ka dislokuar mijëra luftëtarë për t’u përballur me militantët e Hamasit, që janë infiltruar brenda Izraelit.

Grupi palestinez Hamas nisi një sulm të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, gjatë të cilit u vranë afër 500 persona.

Kjo ishte dita më vdekjeprurëse e dhunës në Izrael në 50 vjet.

 

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika