Ambasadorja e Kosovës në Izrael: Uroj për një lojë të bukur ndërmjet djemve të Kosovës dhe Izraelit
Ambasadorja e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri, ka reaguar para ndeshjes Kosovë-Izrael duke uuroar që të këtë një lojë të bukur ndërmjet të dy vendeve. “Uroj për një lojë të bukur ndërmjet djemve të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit sonte, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”, ka shkruar ajo në rrjetin se saj […]
Ambasadorja e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri, ka reaguar para ndeshjes Kosovë-Izrael duke uuroar që të këtë një lojë të bukur ndërmjet të dy vendeve.
“Uroj për një lojë të bukur ndërmjet djemve të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit sonte, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”, ka shkruar ajo në rrjetin se saj social Facebook.
Ndërsa ajo ka publikuar fotografi nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku shihet e veshur me një fanellë të Dardanëve.
Demiri, në fotografit të cilat i ka publikuar shihet e ulur krahpërkrah me ambasadoren e Izraelit në Prishtinë Tammy Ziv.















