Lëvizjes Vetëvendosje në garë për pushtet edhe në Maqedoninë e Veriut, LVV hyn në koalicion me opozitën shqiptare.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se prej sot opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut i shtohet edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Mexhiti thotë se Vetëvendosja do të jetë pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim.

“Lëvizja VETËVENDOSJE i bashkëngjitet Lidhjes Europiane për Ndryshim. Sot me datë 24.12.2023, në zemër të Shkupit, gjegjësisht në Sheshin “Skenderbeu”, Lidhja Evropiane për Ndryshim bëri hapjen e zyres së përbashkët të koalicionit. Në hapjen e shtabit morën pjesë kryetarët e tre partive Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike ku për herë të parë edhe zyrtarisht paraqitet edhe Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, me përfaqësuesin e saj, z. Bekim Qoku si pjesë e frontit opozitar, ku para të pranishmëve mbajtën edhe fjalë rasti”, shkroi Mexhiti.

Vetëvendosja tenton të shtrijë pushtet edhe në Maqedoninë e Veriut