AME: Situata pas reshjeve në Kosovë është stabile, uji është në rënie në zonat e prekura

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se situata në nivel vendi, pas reshjeve të shiut të së hënës, është stabile, e qetë dhe plotësisht e menaxhueshme.

Sipas AME-së, Drejtoritë për Mbrojtje dhe Shpëtim, së bashku me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, kanë intervenuar në zonat e prekura dhe kanë trajtuar rastet e raportuara.

Në njoftimin e saj, AME ka bërë të ditur se në zonën Gjakovë–Rahovec niveli i ujërave është në rënie dhe situata është nën kontroll.

“Janë sanuar rastet e raportuara në objekte banimi dhe shtretër lumenjsh, përfshirë fshatin Pataqan i Ulët. Situata është nën kontroll drejt stabilizimit”, thuhet në njoftimin e AME-së.

Ndërkohë, në Prizren dhe Suharekë janë raportuar raste të depërtimit të ujit në bodrume, objekte banimi dhe lokale afariste, por sipas AME-së, gjendja tashmë është stabilizuar.

“Janë trajtuar me sukses disa raste të depërtimit të ujit në podrume, objekte banimi dhe lokale afariste. Gjendja është stabilizuar”, ka njoftuar AME.

Edhe në Prishtinë janë evidentuar probleme si pasojë e grumbullimit të ujit në disa zona, përfshirë Shkabajn dhe autostradën Prishtinë–Shkup, afër Marigona Residence. Ekipet kanë ndërhyrë për normalizimin e situatës.

AME ka bërë të ditur se strukturat emergjente, në koordinim me Qendrën Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe autoritetet komunale, mbeten në gatishmëri të vazhdueshme.

“Sipas parashikimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, pritet stabilizim i motit në ditët në vijim. Megjithatë, Agjencia e Menaxhimit Emergjent mbetet në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi apo përkeqësimi të mundshëm të situatës”, thuhet në njoftim.

AME u ka bërë apel qytetarëve që në rast emergjence ose nevoje për ndihmë të telefonojnë numrin pa pagesë 112.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika