Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja e Kosovës: Nuk do të jem më pjesë e saj përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktual

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e përfaqësueses së Kosovës, duke njoftuar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale vendimin e tij.

Rrahmani, i cili për 10 vite ka qenë pjesë e Kombëtares, prej shtatë vitesh edhe në rolin e kapitenit, ka thënë se vendimi vjen pas problemeve dhe pakënaqësive të grumbulluara ndër vite.

“Pas 10 viteve në Kombëtare, nga të cilat 7 vite si kapiten, ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktual”, ka shkruar Rrahmani.

Ai ka theksuar se për një kohë të gjatë ka pasur faktorë që, sipas tij, kanë qenë të kundërshtueshëm dhe se mungesa e njerëzve kompetentë për t’i adresuar problemet ka bërë që situata të mbetet e përmirsëme për shumë vite.

“Dhe çka mora në këmbim? Sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara për më shumë se dy vite nga ata të cilët do të duhej të na mbrojnë”, ka deklaruar kapiteni i Kosovës.

Rrahmani ka shtuar se drejtësia, sipas tij, do ta vërtetojë një ditë arsyen e vendimit të marrë.

Në pjesën më të theksuar të mesazhit, kapiteni i Kosovës ka bërë të qartë se vendimi nuk lidhet vetëm me rolin e tij si futbollist, por edhe me vlerat e tij personale.

“Ky vendim vjen nga nevoja për të ruajtur integritetin tim si kapiten dhe futbollist profesionist, por mbi të gjitha vlerat e mia si njeri.”

Në fund, Rrahmani e ka mbyllur mesazhin me një përshëndetje të ndjerë për Kosovën, duke shkruar: “I juaji, Amir Rrahmani.”

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika