Amnesty International i kërkon Sri Lankës të heq akuzat dhe të liroj dy liderë protestash
Grupi i të drejtave Amnesty International i ka kërkuar Sri Lankës të heqë akuzat kundër dy liderëve kryesor të protestuesve të burgosur për më shumë se tre muaj pas demonstratave antiqeveritare që përfshiu vendin në fillim të këtij viti. Amnesty rinovoi gjithashtu thirrjen e saj për Sri Lankën që të shfuqizojë Aktin e ashpër, të […]
Grupi i të drejtave Amnesty International i ka kërkuar Sri Lankës të heqë akuzat kundër dy liderëve kryesor të protestuesve të burgosur për më shumë se tre muaj pas demonstratave antiqeveritare që përfshiu vendin në fillim të këtij viti.
Amnesty rinovoi gjithashtu thirrjen e saj për Sri Lankën që të shfuqizojë Aktin e ashpër, të kohës së luftës civile për Parandalimin e Terrorizmit (PTA) sipas të cilit mbahen dy liderët e protestës.
Wasantha Mudalige dhe Galwewa Siridhamma, të dy drejtues studentë universitarë, u arrestuan në gusht dhe janë burgosur për më shumë se 90 ditë nën PTA.
Thyagi Ruwanpathirana, studiues rajonal i Amnesty International në Azinë Jugore, i kërkoi qeverisë të heqë “akuzat e pabaza për terrorizëm” kundër dy liderëve dhe të mos zgjasë paraburgimin e tyre.
Mudalige dhe Siridhamma, i cili është një murg budist, u përfshinë në mënyrë aktive në protestat antiqeveritare të këtij viti dhe arrestimet e tyre quan në reagime të ashpra e të gjera nga politikanët e opozitës dhe grupet e të drejtave që thonë se dyshja janë arrestuar pa bazë ligjore.
Në javët e fundit, grupet e opozitës dhe aktivistët e të drejtave kanë organizuar protesta të shpeshta për të kërkuar lirimin e dy liderëve të burgosur dhe fundin e një goditjeje nga qeveria ndaj demonstratave antiqeveritare për vështirësitë ekonomike.
“Përndjekja e vazhdueshme e synuar e drejtuesve studentorë në Sri Lanka ka një efekt rrëqethës mbi shoqërinë civile dhe të drejtën për të protestuar”, tha Ruwanpathirana në një deklaratë të lëshuar të mërkurën.
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga qeveria e Sri Lankës për deklaratën e Amnesty.
Për vite me radhë, ligjvënësit e opozitës, sindikatat dhe aktivistët e të drejtave civile i kanë kërkuar qeverisë të shfuqizojë PTA. Ai u ndryshua në mars, por kundërshtarët i quajtën reformat kozmetike dhe thanë se ligji lejon ende burgosjen e të dyshuarve pa urdhër dhe përdorimin e rrëfimeve të marra nëpërmjet torturës.
Kritikët thonë se ligji, i prezantuar përpara epokës së luftës civile në Sri Lanka në vitin 1979, është abuzuar gjerësisht, duke bërë që një numër i madh njerëzish të pafajshëm të kalojnë vite në burg pa gjyq.

Sri Lankezët protestuan muaj më parë gjatë këtij viti për krizën ekonomike , e cila ka çuar në mungesa të shumë artikujve thelbësorë të importuar si ilaçet, karburantet dhe gazi për gatim.
Mijëra njerëz sulmuan rezidencën e presidentit në korrik, duke e detyruar presidentin e atëhershëm Gotabaya Rajapaksa të arratisej dhe më vonë të jepte dorëheqjen, përcjell Portali Dukagjini.
Protestuesit pushtuan gjithashtu ndërtesa të tjera kryesore qeveritare, duke përfshirë zyrat e presidentit dhe kryeministrit.
Presidenti i ri i vendit, Ranil Wickremesinghe, goditi opozitën, duke larguar protestuesit nga ndërtesat qeveritare. Dhjetra liderë dhe aktivistë të protestës janë arrestuar e disa janë liruar më vonë.
Grupet e të drejtave thonë se ushtria ka kërkuar të pakësojë protestat përmes frikësimit, survejimit dhe arrestimeve arbitrare që kur Wickremesinghe mori detyrën në korrik.
Muajt e protestave në fillim të këtij viti shpërbënë kontrollin e familjes së fuqishme Rajapaksa në politikë.
Përpara se Rajapaksa të jepte dorëheqjen, vëllai i tij më i madh dha dorëheqjen si kryeministër dhe tre anëtarë të tjerë të familjes u larguan nga postet e tyre në kabinet, raporton Aljazeera.
Wickremesinghe u zgjodh nga parlamenti për të përfunduar mandatin e Rajapaksa-s, i cili përfundon në vitin 2024. Ai është i papëlqyeshëm sepse mbështetet nga politikanë që kanë mbështetje ende nga familja e mirënjohur Rajapaksa, e cila e sundoj Sri Lankën gjatë dy dekadeve të fundit.
Akuzat e shumta ndaj Wickremesinghe ndaj mbrojtjes së Rajapaksas, fajësohen më saktësisht për keqqeverisje dhe korrupsion, e që e quan vendin në krizë politike.
Në fakt, Sri Lanka është në prag falimentimi dhe ka pezulluar shlyerjen e afro 7 miliardë dollarë të borxhit të jashtëm, e që janë në bisedime me Fondin Monetar Ndërkombëtar, për një paketë shpëtimi ekonomik.
Borxhi total i jashtëm i vendit tejkalon 51 miliardë dollarë, nga të cilat 28 miliardë dollarë duhet të shlyhen deri në vitin 2027.















