Amsterdami me zgjidhje afatshkurtë për akomodimin e rreth 1 mijë emigrantëve

Kryeqyteti holandez ka miratuar një plan për të akomoduar përkohësisht të paktën 1 mijë emigrantë në një anije lundrimi të ankoruar. Holanda ka për synim t'i japë fund krizës së akomodimit ku javën e kaluar rreth 700 azilkërkues kanë kaluar natën jashtë në kushte josanitare

Ilustrim

Zyrtarët në Amsterdam kanë miratuar një plan për të akomoduar përkohësisht të paktën 1 mijë emigrantë në një anije lundrimi të ankoruar.

Anija do të qëndrojë në portin e qytetit për të paktën gjashtë muaj nga 1 tetori duke lejuar banorët të dalin dhe të hyjnë lirisht.

Kryeqyteti holandez është qyteti i dytë i cili ka miratuar planet për vendosjen e emigrantëve në një linjë lundrimi.

Holanda ka për synim t’i japë fund një krize akomodimi ku javën e kaluar rreth 700 azilkërkues kanë kaluar natën jashtë në kushte josanitare në një qendër pritjeje të dedikuar sepse nuk kishte hapësirë ​​për ta brenda.

Kryeministri Mark Rutte të premten e 26 gushtit ka thënë se i vinte turp për situatën në qendrën e pritjes së azilit Ter Apel, raporton euronews.

“Situata në Ter Apel është zemërthyese. Së bashku ne duhet të zgjidhim mungesën e akomodimit në mënyrë që refugjatët të mund të gjejnë një vend”, ka thënë kryetari i Amsterdamit, Rutger Groot Wassink.

Wassink ka shtuar se anija turistike është një zgjidhje e përkohshme dhe afatshkurtër si dhe i ka bërë thirrje qeverisë holandeze të punojë me bashkitë për të reformuar sistemin e azilit në vend.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika