Ana Bërnabiq viziton veriun, ministra të Kosovës shkojnë në Preshevë

Kryeminstrja serbe, Ana Bërnabiq do të realizojë një viztë në Kosovë të hënën e 5 shtatorit, konkretisht në veri të Mitrovicës në Komunën e Leposaviqit. Kryeministri Kurti thotë se vizita e saj erdhi si shkak se dy ministra të tij do ta vizitojnë Preshevën. Ndërkohë që për njohës politik, kjo është një humbje politike për Kosovën

Kryeministrja e Kosovës, Ana Bërnabiq

Në vendin që nuk e njeh si shtet, e tek qytetarët që para tre vitesh i quajti  njerëz të sapo dalur nga mali, iu dasht të marrë leje që të realizojë një vizitë Kryeministrja Serbe, Ana Bërnabiq.

Megjithë këtë leja që të hyjë në Kosovë iu dha nga Ministria e Jashtme, e krejt në rregull me këtë vizitë është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai para mediave deklaroi të shtunën se Bërnabiq mund të vijë e ta kuptojë sa demokratike është Kosova kundrejt Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Por, këtë vizitë të Bërnabiqit në veri profesori Milazim Krasniqi e vlerëson si një lloj fitorje të shteti fqinjë.

Kjo pavarësisht faktit që sipas Krasniqit, vizita e Bërnabiqit as nuk sjellë rrezik e as ndryshim diskursi politik.

Milazim Krasniqi ka thënë: Po i faturohet nje favor Vuçiqit dhe qeverisë së Serbisë, për tolerancë bashkpunim, kështu që në atë aspekt e shoh fatkeqsisht si një fitore të politikës serbe, përndryshe Kosova është vend I hapur dhe i lirë dhe duhet të jetë I hapur edhe për vizita të tilla.

Profesori, Milazim Krasniqi

Por pikërisht të hënën, andej kufiri do të kaloj edhe dikush nga pala kosovare.

Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se dy ministra të tij do të vizitojnë gjithashtu Preshëvën, bile ai shkon më larg duke thënë se ideja e serbëve mund të ketë ardhur si shkak i kësaj.

Por, këto vizita të dyfishta ngjajnë më shumë si në një pakt mes palëve sipas Milazim Krasniqit. Ai  shprehet i bindur se është dakordim që ka dalë nga marrëveshja për dokumente mes dy vendeve.

Profesori Krasniqi tha se kryeministri Kurti është specialist për të manipulu opinionin dhe në këtë aspekt është edhe kjo deklaratë. Padyshim se këto vizita janë në paketë, në sfodnin e ngjarjes së fundit të marrëveshjes për letërnjoftime.

Së bashku me kryeministren serbe, Kosovën do ta vizitojnë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq dhe drejtori i Zyrës për IT dhe e-Qeverisje, Dr. Mihailo Jovanoviq.

Kjo është vizita e saj e parë në Kosovë në rolin e Kryeministres.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika