Analisti serb, Janjiq: Heqja e dinarit në Kosovë vendim i ligjshëm, ishin njoftuar QUINT-i dhe Beogradi

Analisti serb Dushan Janjiq ka vlerësuar se veprimi i Qeverisë së Kosovës për heqjen e dinarit është legal dhe se ishin informuar për këtë QUINT-i dhe Beogradi qysh në dhjetor të vitit të kaluar

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, Dushan Janjiq, vlerëson se nuk ka pasur kushte objektive për diskutimin e sotëm në Bruksel lidhur me heqjen e dinarit nga sistemi i pagesave të Kosovës, me ftesë të të dërguarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Analisti Janjiq vlerëson se “veprimi që ndërmori Prishtina, Qeveria e Kosovës dhe jo (kryeministri i Kosovës) Kurti, është legal, dhe për këtë në dhjetor ishin informuar QUINT-i dhe Beogradi”.

“Nuk është e mundur të bëhet në nivel teknik, kërkon dialog politik. Siç e dimë gjithçka që duhej të ndodhte në dialogun politik, përfundoi në vitin 2023. Po vijnë zgjedhjet evropiane, ndryshimi i lehtësuesve. Roli i takimit të sotëm është të blihet kohë dhe të krijohet një platformë politike mbi bazën e së cilës Banka Kombëtare e Serbisë dhe Banka Qendrore e Kosovës do të bien dakord për disa zgjidhje alternative për transferimin e parave”, tha Janjiq për N1.

Mungesa e palës kosovare në takimin e sotëm ishte e pritshme për të.

“Nga Prishtina ka qenë një njoftim se nuk do të vijnë, vetë dialogu është thirrur para së gjithash për shkak të nevojave politike të Lajçakut, por edhe të QUINT-it”, ka theksuar ai.

Ai shton se në këtë moment është e nevojshme të zgjidhet dorëzimi i parave nga Serbia për përfituesit në Kosovë në këta tre muaj, për sa është vazhduar (shtyrja e zbatimit të vendimit).

“Nuk ka justifikim që të përdoret për nevoja politike shpërndarja e parave, të shpërndahen pesë deri në 10 mijë dinarë, të formohen radhët e serbëve në bazë të obligimeve të punës, kjo çështje të depolitizohet dhe të gjendet një zgjidhje teknike për pagesa e këtyre benificioneve deri në afat, tani për tani janë tre muaj, ndoshta do të shtyhet, kjo duhet të pritet. Por, gjithçka tjetër që ka të bëjë me dinarin në sistemin e pagesave të Kosovës ka përfunduar. Dinari nuk mund të kthehet në sistemin e pagesave të Kosovës, as nuk është sipas ligjeve të Kosovës dhe as QUINT-i  nuk dëshiron ta bëjë këtë”, tha Janjiq.

Ai tregon se deri në fund të zgjedhjeve evropiane janë të mundshme vetëm takime në nivel teknik ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

“Prishtina e ka refuzuar, sepse (negociatori i saj) Bislimi kërkon që dikush nga Banka Qendrore e Kosovës të vijë me të, Beogradi nuk është pajtuar me këtë, po luhet një lojë politike”, vlerëson Janjiq.

Në anën tjetër, sipas tij, edhe pse sistemi i harmonizuar i pagesave në Kosovë, që të mos ketë dy valuta, ishte planifikuar dhe për të ishin njoftuar edhe Beogradi edhe QUINT-i në dhjetor, ai është i njëanshëm, siç thuhet nga SHBA-të, sepse Qeveria e Kosovës nuk ka shikuar të gjitha pasojat e asaj lëvizjeje.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika