Analisti serb: Vuçiqi po e shtyn Serbinë drejt konfliktit, ka frikë nga zgjedhjet dhe burgu

Mesto: BeogradDatum: Tue Nov 09 12:09:06 CET 2021Dogadjaj: KIOSK - izjava FoNetu novinara Srđana Škora u okviru serijala razgovora o medijskoj sceni KioskFotoreporter: Milica VučkovićLičnosti: Srđan ŠkoroIzvor: FoNet

Gazetari dhe analisti politik serb, Srgjan Shkoro, ka vlerësuar se pushteti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po hyn në fazën e fundit të krizës politike dhe se, sipas tij, mund të përdorë dhunën dhe incidentet për të shmangur humbjen në zgjedhje dhe përgjegjësinë për qeverisjen e vendit.

Shkoro ka deklaruar se Vuçiqi po e shtyn Serbinë drejt konfliktit, pasi frikësohet nga humbja e pushtetit dhe pasojat që mund ta presin pas largimit nga politika, përfshirë mundësinë e përballjes me drejtësinë.

Sipas tij, pushteti në periudhën e ardhshme mund të intensifikojë dhunën, të shkaktojë incidente dhe të përdorë frikën si mjet për t’i mbajtur qytetarët larg kutive të votimit.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos tërhiqen përballë grupeve të organizuara, por të mbrohen në mënyrë solidare dhe të organizuar.

Shkoro ka vlerësuar gjithashtu se partitë opozitare duhet t’ia lënë hapësirën listës studentore, për të cilën beson se aktualisht ka forcën më të madhe për ta mposhtur pushtetin e Vuçiqit.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur në Serbi pritet një tubim i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Novi Sad më 4 shtator, ku pritet të marrë pjesë edhe Vuçiqi. Tubimi është paralajmëruar në një periudhë të tensionuar politike në vend.

Duke folur për pozitën e partive opozitare, analisti serb ka shprehur qëndrimin se do të ishte moralisht dhe politikisht e përgjegjshme që partitë ekzistuese opozitare të tërhiqen dhe t’ia lënë hapësirën listës së studentëve.

Ai pret që pushteti gjatë periudhës parazgjedhore qëllimisht t’i hapë hapësirë mediatike opozitës së vjetër, me qëllim që ta shtyjë në plan të dytë listën e studentëve dhe të rikthejë retorikën për të kaluarën, në vend që të përballet drejtpërdrejt me studentët./KP

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika