Analisti Ylli Hoxha ftohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë për “pjesëmarrje në turmë dhe huliganizëm”

Analisti, Ylli Hoxha ka bërë të ditur në një postim në Facebook se është ftuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë në cilësinë e të pandehurit. Ai duhet të paraqitet në Gjykatën Themelore më 27 nëntor në orën 13:30 dhe akuzohet për veprën penale "pjesëmarrje në turmë dhe huliganizëm"

Analisti, Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, si i pandehur.

Sipas njoftimit, atij i duhet që të paraqitet në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 27 nëntor në orën 13:30.

Ai akuzohet për veprën penale “pjesëmarrje në turmë dhe huliganizëm”.

“Ty bertite Zajednica nuk k… Krrkkk ftesa per gjykate”, ka shkruar Hoxha.

Ylli Hoxha vite më parë ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kishte organizuar protesta dhe demonstrata të ndryshme, përfshirë edhe ato kundër “Zajednicës”.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika