Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka dhënë një mesazh pasi skuadra e tij siguroi titullin e Kupës së Botës për Klube FIFA 2022.

Ai duke folur menjëherë pas finales, nuk e ka fshehur lumturinë për këtë titull të fituar, pasi ka thënë se ishte objektiv i klubit.

“Jam shumë i lumtur krenar për këtë sukses. Objektivi ynë ishte t’i sillnim Realit të Madridit titullin e tetë të botës, dhe ia dolëm”.

Po ashtu, trajneri italian ka lavdëruar edhe dyshen Karim Benzema dhe Fede Valverde që zhvilluan një ndeshje të madhe.

“Treguam lëvizshmëri të madhe në sulm, sidomos falë kontributit të Benzema dhe Valverdes, të dy autorë të një paraqitjeje të jashtëzakonshme”, ka thënë Ancelotti.

“Kemi luajtur një lojë të mirë, me shumë cilësi në krye me Vinicius, Benzema, Valverde… ata bënë shumë mirë. Ne kishim aftësi dhe cilësi”, ka thënë tutje ai.

Los Blancos u kurorëzuan si kampion të Kupës së Botës për Klube të FIFA-s për herë të pestë, dhe të tetën në përgjithësi, duke përfshirë titujt e Kupës Ndërkontinentale, pas një fitoreje 5-3 në finale kundër Al-Hilal.

Ancelotti është i prirur të rifokusojë skuadrën e tij për një seri kërkuese lojërash në javët e ardhshme dhe ai la të kuptohet se do të përpiqet për më shumë trofe këtë sezon.

Real Madridi do të kthehet në Spanjë, për të vazhduar festimet, por pritet të rikthehet në stërvitje brenda 24-orëve, përpara përballjes me Elçen në mesjavë.

Kjo pasohet nga një periudhë vendimtare e lojërave, duke përfshirë një gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Barcelonës dhe një goditje tjetër në 1/16 e Ligës së Kampionëve kundër kundërshtarëve të vjetër Liverpool.