Ancelotti konfirmon hapin e Realit drejt renovimit me Benzema, Modric dhe Kroos

Trajneri i Real Madrid ka konfirmuar se Los Blancos po kërkojnë t'i renovojnë marrëveshjet me Karim Benzema, Luka Modric dhe Toni Kroos, përpara sezonit të ardhshëm

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti beson se Karim Benzema, Luka Modric dhe Toni Kroos do të qëndrojnë në Real Madrid sezonin e ardhshëm, kështu ka bërë të ditur trajneri i Los Blancos, në një konferencë për shtyp të premten.

Treshes i skadon kontrata në fund të sezonit aktual dhe Ancelotti tashmë ka konfirmuar se Modric dhe Kroos tani po flasin me klubin për të ardhmen e tyre.

Benzema iu bashkua Real Madridit nga Lyon në 2009, kurse Modric erdhi nga Tottenham në 2012, dyshja fitoi pesë Liga të Kampionëve me Real Madridin mes trofeve të tjera.

Toni Kroos iu bashkua Madridit nga Bayern Munich në vitin 2014, duke fituar Champions League në katër raste me Los Blancos.

I pyetur për Kroos dhe Modric, Ancelotti ka thënë se besonte se do të gjendej një “zgjidhje”.

“Ka përparime, sepse ata po flasin. Mendoj se në fund do të kërkojnë zgjidhje, ka përparime”, ka thënë Ancelotti.

Trajneri mendoi gjithashtu se Benzema, i cili shënoi një hat-trick në fitoren e theksuar 4-0 ndaj Barcelonës të mërkurën në gjysmëfinalen e Copa del Rey, do të qëndronte.

Megjithatë, italiani paralajmëroi se në një moment, Madridi do të duhet të vazhdojë përpara.

“Unë mendoj se (të tre) do të qëndrojnë,” ka thënë Ancelotti. “Por ne duhet të mendojmë edhe për ditën kur do të ndalojnë, sepse për faktin se kanë diçka unike, diçka do të duhet të ndryshojë”.

“Ne duhet të kërkojmë të ardhmen e klubit në një linjë tjetër, jo mënyrën se si (ne luajmë) me Kroos dhe Modric. Ne kemi lojtarë të rinj fantastikë, (Eduardo) Camavinga, (Aurelien) Tchouameni, (Fede) Valverde dhe (Dani) Ceballos, të cilët do të shënojnë një epokë në Madrid, por në një mënyrë ndryshe nga Kroos, Modric dhe Casemiro”, ka vijuar ai.

Ancelotti ende beson se Benzema, Modric dhe Kroos po i ofrojnë shumë Real Madridit, edhe nëse fizikisht ata kanë kaluar kulmin e tyre.

“Ne duhet t’i vlerësojmë lojtarët jo nga mosha e tyre, por nga ajo që bëjnë”, ka shtuar trajneri.

“Mund të mendoni se të tre nuk kanë profilin fizik apo energjinë e lojtarëve më të rinj, por ajo që kanë këta të tre për sa i përket menaxhimit të lojës, është unike, nuk mund ta blini në asnjë treg në botë”.

“Kjo lind me përvojë – mosha merr diçka nga ju, por ju kthen diçka gjithashtu”, ka përfunduar ai.

Madridi përballet me Villarrealin në La Liga të shtunën, përpara se të presë Chelsean të mërkurën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika