Andrew Strong, avokati që i besoi luftës së UÇK-së, “zhvendosi familjen nga ShBA-ja në Hagë për të qenë më afër Kadri Veselit”

Avni Bytyçi, pjesë e ekipit mbrojtës të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka theksuar përkushtimin e avokatit, Andrew Strong, ndaj Kosovës, duke thënë se si ka besuar në vlerat shoqërore, historinë dhe luftën e UÇK-së

“Ai e ka dashur shumë Kosovën. I ka kushtuar vite të tëra suksesit të Kosovës, jo vetëm në rastin e zotit Haradinaj, por edhe me rastin tonë. Ai ka besuar në vlerat e shoqërisë sonë, në historinë tonë dhe mbi të gjitha në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare”.

Këto fjalë nën emocione i tha Avni Bytyçi, gjersa po fliste për Andrew Strong, avokatin e ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, i cili vdiq gjatë ditës së hënë (dje).

Bytqyi, i cili është pjesë e ekipit mbrojtës të Veselit, tha se për të qenë më afër ish-kryeparlamentarit, Strong kishte zhvendosur familjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Hagë.

“Ne do të punojmë çdo ditë 24 orë, ashtu siç ka punuar Andrew, ka punuar për të vërtetuar pafajësinë e zotit Veseli, por edhe pafajësinë e luftës së drejtë të UÇK-së… ky fundvit ka qenë tepër i vështirë pas këtij rasti tragjik, pasi Andrew la mbrapa gruan dhe tre fëmijët e tij në Hagë, të cilët i kishte zhvendosur nga SHBA për të qenë sa më afër zotit Veseli”, ka thënë Bytyqi në “FIVE” të Dukagjinit.

 

Emmerson s’i mban lotët për vdekjen e kolegut të tij: U angazhua për një Kosovë të pavarur e të lirë

Gjatë ditës së martë me një minutë heshtje filloi seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

Avokati Ben Emmerson pati fjalë të mëdha për Strong, duke thënë se kishin qenë miq të ngushtë për 25 vjet.

Emmerson u shpreh se avokati Strong u angazhua edhe për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës.

“Mbase nuk jeni të gjithë të qartë, por mund të mos jetë e dukshme, por ai dhe të gjithë në ekipin e tij nuk jemi thjesht kolegë. Kemi qenë miq të ngushtë për 25 vjet. Strong është rritur në periferi të Chicagos, ndoqi studimet në Vermont dhe fakultetin juridik, shkoi në Kosovë si student juridiku në fund të vitit 2004. Ishte vullnetar si stazhier me ekipin e mbrojtjes së Ramush Haradinajt ditën që Haradinaj u arrestua më 2005. Jetoi në Kosovë për disa vite, u njoh me personat në Kosovë jashtëzakonisht shumë. Fliste shqip. Dhe ishte një person shumë i angazhuar për të ndihmuar një Kosovë të pavarur dhe të lirë. Ishte një njeri me shpirt të mirë, plot dije, miku më i ngushtë që mund të ketë një person në këtë jetë”, tha ai.

Anulohen të gjitha seancat e Speciales për këtë vit

E pas lajmit për vdekjen e avokatit Strong, Gjykata Speciale ka vendosur që këtë vit të mos mbahet asnjë seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kërkesa për anulim të seancave u bë nga avokati Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit.

“Mbrojtja e Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave këtë javë, për shkak të vdekjes së fundit të anëtarit të saj Andrew Strong. Paneli e pranoi kërkesën dhe anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika