Anëtarësimi i Kosovës në BE peng i dialogut me Serbinë

Megjithëse legjitime, kërkesa kryeministrit Albin Kurti për ndarje të dialogut nga procesi i anëtarësimit në BE, sipas njohësve të proceseve të integrimit, nuk mund të ndodhë. Mes tjerash, edhe një prej pikave të Aneksit të Ohrit, i referohet pikërisht lidhjes së zbatimit të obligimeve të palëve me rrugën e anëtarësimit në bllokun evropian

Flamujt e Bashkimit Evropian jashtë selisë së Komisionit Evropian në Bruksel. Fotografi ilustruese.

Dialogu me produktet e tij dhe rruga drejt anëtarësimit të Kosovës në BE, në vazhdimësi kanë qenë të lidhura.

Marrëveshja e Ohrit, saktësisht pika tre e aneksit këtë lidhje e qon në nivel tjetër, duke e qartësuar se “palët e kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi Implementues do të bëhen pjesë integrale e proceseve respektive të anëtarësimit në BE për Kosovën dhe Serbinë”.

Pavarësisht kësaj, kryeministri Albin Kurti, kërkoi që këto dy procese të mos lidhen, duke arsyetuar se Kosova, ka përballë një shtet që nuk është i interesuar për integrim.

Por gjasat që një kërkesë e tillë të marrë mbështetje nga liderët e BE-së, ka pak të ngjarë.

“Konsideroj që kërkesa ka qenë diçka legjitime nga ana e Kryeministrit, por që teknikisht nuk konsideroj që është shumë e bëshme. Ta shohim ndoshta befasohemi”, ka thënë Arbresha Loxha nga GLPS.

Loxha që udhëheq me Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) thotë se gjithçka mbetet e ndërlidhur me procesin e dialogut.

“Edhe Kosova edhe Serbia e kanë të ndërlidhur përparimin në rrugën e anëtarësimin në Bashkimin Evropian me normalizimin e marrëdhënieve, konkretisht me dialogun. Kosova fatkeqësisht është peng i palës Serbe, pasi që cdo herë kur një pikë nuk i ka konvenuar plaës Serbe, atëheër dialogu është pezulluar”, ka shtuar Loxha.

Për qasje jo korrekte te BE-së në raport me Kosovën, flet edhe opionionisjta Besa Luzha, tek përmend edhe mos-liberalizimin e vizave për kosovarët si shembull.

“ Ne nuk mundemi me I ndiku se në çfarë mënyrë me ndëshku Serbinë, por është normale me thënë që neve mos na penalizoni. Shembull është se qytetarët tanë janë përdor nga BE-ja për ta penalizu Kosovën shkaku I politikave. Mbi 10 vjet nuk na është leju me lëvizë pa viza në shtetet e BE-së”, ka thënë Luzha.

Për deklaratat e Kurtit por edhe lidhjen e dialogut me anëtarësimin, televizioni ka dërguar një sërë pyetjesh edhe në drejtim të zyrës për media të kryediplomatit evropian Josep Borrell, por gjatë ditës nuk ka marrë përgjigje.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika