Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Pas aplikimit për anëtarësim, janë tre hapa kryesorë, Statusi i kandidatit, Negociatat e anëtarësimit dhe Ratifikimi i traktatit





Udhëheqësit e Kosovës nënshkruan më 14 dhjetor aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ky aplikim pritet të dorëzohet më 15 dhjetor në Republikën Çeke – vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Të drejtë për aplikim ka secili vend evropian, që ka demokraci të qëndrueshme dhe ekonomi funksionale të tregut. Nuk ka asnjë garanci se ai do ta fitojë ulësen në BE, shkruan REL.

Pas aplikimit për anëtarësim, janë tre hapa kryesorë, Statusi i kandidatit, Negociatat e anëtarësimit dhe Ratifikimi i traktatit.

Statusi i kandidatit nënkupton pranimin formal të aplikimit të një vendi. Ky status jepet me vendim unanim të Këshillit Evropian.

Nga koha e aplikimit deri te statusi i vendit kandidat mund të kalojnë disa vite kohë. Në rastin e Shqipërisë kanë kaluar pesë vjet.

Negociatat e anëtarësimit janë hapi i dytë.

Ato nisin vetëm pasi vendi kandidat përmbush mjaftueshëm kriteret politike dhe kjo mund të marrë disa vite kohë.

Negociatat e anëtarësimit fokusohen në përshtatjen e ligjeve të vendit kandidat me ligjet e BE-së.

Ato përfshijnë 35 kapituj dhe janë faza më e gjatë në procesin e anëtarësimit në BE. Mali i Zi ka dhjetë vjet që ka nisur negociatat.

Pasi të 35 kapitujt të mbyllen unanimisht, BE-ja dhe vendi kandidat nënshkruajnë Traktatin e pranimit.

Ai më pas duhet të ratifikohet nga vendi kandidat dhe secili vend i BE-së dhe në fund caktohet data zyrtare e anëtarësimit, kur vendi bëhet anëtar me të drejta të barabarta i BE-së.

Kroacia është e fundit që i është bashkuar BE-së në vitin 2013, dhjetë vjet pas aplikimit.

Tani janë tetë vende kandidate për anëtarësim në BE: Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina, Turqia, Ukraina dhe Moldavia.

Kosova është në një pozitë unike, pasi pesë nga 27 shtetet anëtare të BE-së, nuk e njohin pavarësinë e saj.

Marrë parasysh se shumë vendime kërkojnë mbështetje unanime në BE, gjasat janë që Kosova të mbetet në vendnumërim derisa shtetet mosnjohëse nuk ndryshojnë qëndrim.





Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika