Anëtarësimi në KiE, Austria inkurajon Kosovën të ndërmarrë hapa sa i përket Asociacionit

Përveç shteteve të QUINT-it, Kosovës po i kërkohet edhe nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian që të marrë hapa vendimtarë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që të sigurojë përkrahjen e nevojshme në Komitet të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në një përgjigje për Gazetën Express nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë, kanë thënë se Austria është një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Gjithashtu, Vjena zyrtare thekson se e inkurajojnë fuqishëm Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë hapa vendimtarë për themelimin e Asociacionit, që në mënyrë të sigurt të arrijë shumicën e nevojshme në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

“Austria si një nga vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ne inkurajojmë fuqimisht Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime vendimtare në themelimin e ASMM (Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe) për të arritur në mënyrë të sigurt shumicën e nevojshme në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë.

Hapa për themelimin e Asociacionit në këmbim të përkrahjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës kanë kërkuar edhe Gjermania, Franca dhe Italia.

Këto shtete po kërkojnë që Qeveria e Kosovës të dërgojë për verifikim në Gjykatë Kushtetuese Draftin e BE-së, hap ky që konsiderojnë se do të dërgonte një sinjal të fortë të përkushtimit të Kosovës ndaj komuniteteve pakicë./GazetaExpress

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika