Anëtarësimi në KiE, Konjufca: E padrejtë të vendosen kushte shtesë, i fundit ka qenë për Manastirin

Kryetari i Kuvendit, Gluak Konjufca.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është shprehur optimist se Kosova do ta kalojë edhe hapin e dytë drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës.

Pas mbajtjes së fjalimit në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Konjufca ka thënë se është e padrejtë të vendosen kushte shtesë për anëtarësim në KiE.

Sipas tij, kriteri i fundit për anëtarësim në KiE ka qenë bartja e tokës Manastirit të Deçanit.

“Sot jam shume optimist që Kosova do ta kalojë këtë hapin e dytë të madh, sepse pastaj mbetet edhe i treti. Sa i parket këto që i keni dëgjuar edhe ju si kushte, nuk mendoj që ato janë në raportin e zonjës Bakoyannis, nuk mendoj që është e ndershme për Kosovën të përjetojë kushte të tjera shtesë nga ato që mund t’i lexoni vetë, raportin të cilët e kanë përpiluar ekspertët e Këshillit të Evropës. Ata ekspertë eminentë prej vetë KiE-s janë mandatuar që me ardhë në Kosovë dhe me vlerësu se çfarë niveli janë demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, që janë tri shtyllat më të rëndësishme të KiE”, ka deklaruar Konjufca.

“Pasi e kanë bërë raportin ekspertët eminentë, kanë treguar gjendjen e cila është në Kosovë, ndërsa Bakoyannis mbi të dhënat e tyre e ka ndërtuar raportin e saj, e cila thotë që Kosova e ka vetëm një kriter, sa i përket anëtarësimit, e kriteri është Manastiri i Deçanit, që ne e zgjidhëm si çështje. Nuk ka kushte të tjera shtesë, nëse shtetet tjera dëshirojnë qeveritë e tyre të vendosin kushte shtesë, atëherë kjo mendoj që është e papranueshme. Është dëmtimi i qëllimshëm i Kosovës edhe interesit të saj, dhe nuk është fare e mirëpritur kur vetë KiE na ka mirëpritur, kur vetë zonja Bakoyannis që vjen nga një shtet mosnjohës, që thotë vetëm manastiri është kusht dhe na vendosin kushtet të tjera”, është shprehur tutje ai, transmeton EO.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika