Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së vizitojnë këtë institucion

Komisionii Kuvendit të Kosovës për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka zhvilluar sot (e marte) më 14 prill një vizitë pune në këtë institucion, në kuadër të ushtrimit të mandatit të tij kushtetues dhe ligjor për mbikëqyrje parlamentare.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se kjo vizitë shënon të parën për komisionin në kuadër të Legjislaturës X të Kuvendit dhe kishte karakter njoftues, me qëllim të njohjes së drejtpërdrejtë me funksionimin dhe aktivitetet e AKI-së.

Gjatë takimit, drejtori, zëvendësdrejtori dhe inspektori i përgjithshëm i AKI-së informuan anëtarët e komisionit mbi realizimin e mandatit të tyre ligjor, sfidat aktuale si dhe prioritetet në fushën e sigurisë së përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Vizita konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të transparencës institucionale dhe mbikëqyrjes demokratike të sektorit të inteligjencës në vend.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika