Anëtarëve joprokurorë të KPK-së do t’u takojë paga e prokurorit të Krimeve të Rënda

Më 6 vota për, 3 abstenime dhe asnjë kundër Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e 247-të të mbajtur të hënën, ka vendosur që anëtarëve joprokurorë të Këshillit t’iu takojë paga e prokurorit të Departamentit të Krimeve të Rënda

Më 6 vota për, 3 abstenime dhe asnjë kundër Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e 247-të të mbajtur të hënën ka vendosur që anëtarëve joprokurorë të Këshillit t’iu takojë paga e prokurorit të Departamentit të Krimeve të Rënda.

Fillimisht, tre prej anëtarëve nuk morën fare pjesë në votim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ish-kryesuesi, tashme anëtari Jetish Maloku u shpreh se arsyeja se pse nuk mori pjesë në votim ishte se nuk e kishte të qartë, pasi kryesuesi Ardian Hajdaraj kishte futur si pikë aktin e dorëheqjes nga anëtari joprokuror, Visar Krasniqi.

Kryesuesi Hajdaraj tha se ajo është pikë e ndarë e rendit të ditës, dhe se fillimisht do të vendosin për pagën e gjithë anëtarëve joprokurorë, dhe kjo nuk është arsye për të mos marrë pjesë në votim.

Këshilli shkoi përreth 5 minuta në diskutim të mbyllur, dhe pasi u kthye me votim ku edhe u plotësua kuorumi për ta kaluar këtë vendim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika