Anëtari i KQZ-së alarmon për “trenin bullgar” në Shtime
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilir Gashi, ka ngritur shqetësime për mundësinë e manipulimeve zgjedhore në Komunën e Shtimes, duke përmendur konkretisht rastin e vendvotimit 2207/01 në fshatin Belinc. Në postim në Facebook, Gashi ka bërë të ditur se është zbuluar një fletëvotim fals, ndërsa mungon origjinali, duke ngritur dyshime të forta për […]
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilir Gashi, ka ngritur shqetësime për mundësinë e manipulimeve zgjedhore në Komunën e Shtimes, duke përmendur konkretisht rastin e vendvotimit 2207/01 në fshatin Belinc.
Në postim në Facebook, Gashi ka bërë të ditur se është zbuluar një fletëvotim fals, ndërsa mungon origjinali, duke ngritur dyshime të forta për përdorimin e metodës së njohur si “treni bullgar”, një praktikë që konsiston në manipulim zinxhir të fletëvotimeve përmes votuesve të ndryshëm.
“Nga pozita ime si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), shpreh shqetësimin tim të thellë lidhur me parregullsitë serioze të evidentuara në vendvotimin 2207/01, në fshatin Belinc, Komuna e Shtimes.















