Anëtari i Kryesisë së LDK-së i pakënaqur me parkingun e bashkëpartiakut Përparim Rama
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK)-së, Muhamet Hamiti, është shprehur i pakënaqur me parkingun e ri nëntokësor në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Hamiti ka postuar dy foto në llogarinë e tij në Facebook, para kohës s ndërtimit të parkingut pra kur ishte paru dhe pas ndërtimit të parkingut. Ai këtë pargking […]
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK)-së, Muhamet Hamiti, është shprehur i pakënaqur me parkingun e ri nëntokësor në kampusin e Universitetit të Prishtinës.
Hamiti ka postuar dy foto në llogarinë e tij në Facebook, para kohës s ndërtimit të parkingut pra kur ishte paru dhe pas ndërtimit të parkingut.
Ai këtë pargking e ka quajtur qendër komerciale, duke theksuar se është mirë që kanë mbetur fakultetet.
“Dikur dhe sot: oborri i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Prej parku në parking. Edhe në qendër komerciale, natyrisht. Mirë që mbetën fakultetet”, ka shkruar Hamiti.















