Anëtarja e LDK-së, kërkon dorëheqjen e ministres Gërvalla

Anëtarja e LDK-së, Jehona Lushtaku-Sadriu, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së punëve të jashtme, Donika Gërvallës

Jehona Lushtaku-Sadriu, kryetare e forumit të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Jehona Lushtaku-Sadriu, kryetare e forumit të gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), së fundi ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Lushtaku i cilëson deklarimet e Gërvallës si deklarime skandaloze.

“Ministrja e Kurtit, Znj. Gërvalla-Schëarz, DORËHIQU! Ministrja Donika Gërvalla-Schwarz paska vazhduar t’i mbrojë deklarimet e saja skandaloze, prapë duke hedhur dyshimet e saj në rolin e BE-së për sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lushtaku.

Lushtaku thekson se veprimet e Gërvallës janë veprime të pamençura, veprime të cilat po i shkaktojnë dëme të pariparueshme Kosovës.

Kjo kërkesë e saj vjen pas deklaratës së ministres Gërvalla, e cila e quajti “Tigër prej letre”, Bashkimin Evropian.

Javën e kaluar kryetari I LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një takim të mbyllur me gazetarë e opinionistë nga vendi ku temë diskutimi ka qenë gjendja politike në vend.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika