Anëtarja e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Kandidatja për asamble komunale njëherit anëtare e Listës Serbe, Sllagjana Bojoviq, dyshohet se ka shkelur heshtjen zgjedhore duke publikuar një status në rrjetet sociale, përmes të cilit u bën thirrje qytetarëve të votojnë për subjektin politik që i përket.

Në postimin e publikuar gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore, Bojoviq ka shkruar: “Në anën e djathtë të letrës së votimit, në fushat e shënuara, rrumbullaksoni 10 kandidatët e Listës Serbe.”

Ky mesazh konsiderohet si thirrje e drejtpërdrejtë elektorale, pasi orienton votuesit se si të votojnë dhe për cilin subjekt politik të japin mbështetjen e tyre, ndërkohë që KosovaPress e ka parë storien e saj një orë pas publikimit, dhe ka konfirmuar se ajo ndodhet ende në profilin e saj edhe katër orë më pas.

Kujtojmë se publikimi i këtij lajmi vjen katër orë pas postimit të Bojoviqit, e që i bie që e njëjta të ketë postuar diku pas orës 8:00 të mëngjesit, më shumë se një orë pas fillimit të procesit të votimit.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika