Angazhohen tre ekspertë në Komisionin Hetimor për punësimet në MPJD

Tre ekspertë të pavarur janë caktuar për të hetuar menaxhimin e marrëdhënieve të punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të MPJD-së, pas votimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar të enjten

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë angazhuar tre ekspertë të pavarur.

Përkundër pakënaqësive dhe akuzave nga ana e opozitës është arritur dakordim me kërkesën e partisë në pushtet.

Ky grup prej tre anëtarësh është votuar me gjashtë vota për.

Arbëreshë Kryeziu Hyseni, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar që të votohen 3 ekspertë duke u arsyetuar se grupi i LVV përbëhet edhe nga Guxo dhe komunitetet pakicë.

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu Shoshi, vlerësoi se secili nga ekspertet e propozuar janë ekspertë për lëvdatë.

Derisa sipas saj nëse kërkohen ekspertë të pavarur që nuk kanë lidhje me parti politike duhet të ketë konkurs të hapur.

Kundër këtij deklarimi ka reaguar deputetja e partisë në pushtet LVV, Fitore Pacolli, duke thënë se ekspertët e propozuar nga PDK janë puro PDK.

Për ekspertët reagoi edhe kryetarja e komisionit Time Kadrijaj, e cila kërkoin angazhimin e vetëm dy ekspertëve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika