Angelina Jolie shkruan në gjuhën shqipe dhe përmend edhe Kosovën

Aktorja e njohur amerikane, Angelina Jolie ka bërë të ditur detaje rreth librit të saj më të ri të titulluar "Know your rights". e cila është e përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Jolie përmend edhe Kosovën si v end se ku mund të gjejnë librin e saj të shkruar për të drejtat e të rinjve

Aktorja e njohur amerikane, Angelina Jolie ka bërë të ditur detaje të hollësishme rreth librit të saj më të ri të titulluar “Know your rights”. Libër i cili është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.”

Jolie përmend edhe Kosovën si vend se ku mund të gjejnë librin e saj të shkruar për të drejtat e të rinjve.

Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Jolie ka theksuar se libri përpos që është e shkruar në gjuhën angleze, ajo është e përkthyer edhe në gjashtë gjuhë të tjera, duke përfshirë gjuhën shqipe, polake, moldave etj.

Ajo ka thënë se libri është publikuar edhe në Kosovë e Shqipëri.

“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar ajo në Instagram.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika