Anglia ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Holandës me një rezultat përfundimtar të ngushtë, 2:1.

Pavarësisht një fillimi të barabartë, ku pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1:1, falë golit të Harry Kane nga penalltia në minutën e 18-të dhe golit të parë nga Xavi Simons për Holandën në minutën e 7-të.

Por, anglezët e dominuan pjesën e dytë të ndeshjes.

Goli i epërsisë për Anglinë u shënua nga Ollie Watkins në minutën e 90-të, duke siguruar kështu vendin në finale.

Tashmë, Anglia është finalistja e dytë dhe do të përballet me Spanjën në finale, e cila mbahet më 14 korrik.

Holandë – Angli, përballje për një vend në finale