Anglia dhe Zvicra kanë barazuar me rezultat 1:1 pas 90 minutave dhe vazhdimeve, në një përballje me disa raste të mira shënimi, por që fituesi u vendos pas gjuajtjes së penalltive, me angleztë që ishin më të saktë duke kaluar në gjysmëfinale.
Nuk ka fitues pas 90 minutave, ndeshja Angli-Zvicër shkon në vazhdime
Nuk ka fitues pas 90 minutave të luajtura në duelin Angli-Zvicër (1-1) që po zhvillohet në kuadër të fazës çerekfinale të Euro 2024 dhe tashmë do të duhen vazhdimet ose eventualisht penalltitë për t’u bërë i ditur fituesi.
Anglia barazon rezultatin me Zvicrën
Anglia ka rikthyer barazimin me Zvicrën.

Ju deshën pak minuta pas pranimit të golit të shënojnë anglezët në portën e kundërshtarit dhe atë përmes Saka të cilit ia pasoi topin Rice në minutën e 80-të.

Zvicra shënon gol ndaj Anglisë

Në minutën e 75-të Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Anglisë.

Ishte Embolo ai që shënoi golin për zvicranët pas një super aksioni të skuadres së tij.

Pa gola përfundon pjesa e parë mes Anglisë dhe Zvicrës

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0 pjesa e parë mes Anglisë dhe Zvicrës që po luajnë përballë njëra-tjetrës në kuadër të fazës çerekfinale të Euro 2024.

Ashtu siç është paraparë në kohë, ka fiiluar ndeshja mes kombëtares së Anglisë dhe kombëtarës së Zvicrës.

Formacionet zyrtare, Angli – Zvicër

Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Zvicrës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para përballjes së tyre në kuadër të fazës çerekfinale të Euro 2024.

Dy ekipet kombëtare do të zbresin në fushë me fillim nga ora 18:00 me ndeshjen që do të zhvillohet në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit.

Anglia paraprakisht kishte mposhtur Sllovakinë me rezultat 2-1 në fazën e 1/8 së finales, ndërsa Zvicra kishte eliminuar kampionin në fuqi Italinë me rezultat 2-0.

Të dy përzgjedhësit kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion, teksa tek Anglia si risi vërehet aktivizimi i Ezri Konsas nga minuta e parë për shkak të suspendimit të Marc Guehit shkaku i kartonëve.

Formacionet zyrtare:

Anglia: Pickford; Konsa, Stones, Walker; Saka, Rice, Mainoo, Trippier; Bellingham, Foden; Kane.

Your #ThreeLions to take on Switzerland! 👊 pic.twitter.com/90NRQwaBg4

— England (@England) July 6, 2024

Zvicra: Sommer; Rodriguez, Akanji, Schar; Aebischer, Xhaka, Freuler, Rieder; Vargas, Embolo, Ndoye./Telegrafi