Liga e Kombeve vazhdon edhe këtë të shtunë me disa ndeshje interesante.

Ndeshja e radhes e cila do të mbahet sot ëshë ajo në mes të Anglisë dhe Italisë e cila do të mbahet në stadiumin “Molineux” të Anglisë në ora 20:45.

Anglia vjen pas barazimit në minutat e fundit me Gjermaninë, ndërsa Italia në xhiron paraprake fitoi ndaj Hungarisë.

Gjithashtu, përpos kësaj ndeshje sot zhvillohen edhe ndeshjet e tjera si: Gjermania – Hungaria, Holanda– Polonia dhe Belgjika – Uellsi.