Anglia shkëlqen me tri gola ndaj Iranit
Kombëtarja e Anglisë, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme garën e Kampionatit Botëror. Anglezët, të cilët në secilën minutë të ndeshjes ishin dominues, kanë arritur të shënojnë tri herë ndaj kundërshtarit të tyre, Iranit. Goli i parë për Anglinë erdhi vonë në minutën e 35-të, ku shënoi talenti i ri J. […]





Kombëtarja e Anglisë, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme garën e Kampionatit Botëror.
Anglezët, të cilët në secilën minutë të ndeshjes ishin dominues, kanë arritur të shënojnë tri herë ndaj kundërshtarit të tyre, Iranit.
Goli i parë për Anglinë erdhi vonë në minutën e 35-të, ku shënoi talenti i ri J. Bellingham. Nuk vonoi shumë dhe epërsinë e dyfishoi sulmuesi në formë i Arsenalit, B.Saka teksa një minutë më vonë pjesën e parë e mbylli me rezultat 3:0, R. Sterling.
Pjesa e dytë, pritet të fillojë pas 15 minutave pauzë. Kombëtarja angleze është në grup me kombëtaret si ShBA, Wales dhe Iranin.
Anglia nga shumë prej njohësve të futbollit është konsideruar si një nga kombëtaret më favorite për ta fituar trofeun e madh.




















