Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Sllovenisë në ballafaqimin e tyre prej më shumë se 90 minuta nuk kanë arritur të shënojnë gol.

Kombëtarja e Anglisë pavarësisht disa rasteve dhe asaj se ishte favorite në këtë ndeshje, nuk tregoi përformancen e duhur sa për të nxjerrë një fitore.

Anglia i prinë grupit, ndërsa Sllovenia për herë të parë, vazhdon garën në të 8-tën e finales së Euro 2024.

Sllovenia ‘superiore’ ndaj Anglisë në pjesën e parë

Përballja e Anglisë me Slloveninë në 45 minutat e parë ishte mjaft e zbehtë.

Asnjëra skuadër nuk arriti të shënoj gol ndaj tjetrës, ani pse të dyja patën na një mundësi ‘’të artë’’.

Formacionet zyrtare, Angli – Slloveni: “Tre Luanët” synojnë kualifikimin si lider i grupit

Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Sllovenisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para ndeshjes që fillon në orën 21:00.

“Tre Luanët” tashmë kanë katër pikë në Grupin C dhe kanë siguruar kualifikimin, por këtë duan ta bëjnë si lider të grupit.

Sllovenia në anën tjetër me dy pikë të grumbulluara synon që të bëjë befasinë për të siguruar kualifikimin në mesin e 16 më të mirave.

Southgate ka bërë një ndryshim në formacion për dallim nga ndeshja me Danimarkën, duke aktivizuar Conor Gallagher në mesfushë në vend të Trent Alexander-Arnold.

Formacionet zyrtare:

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Guehi, Trippier; Gallagher, Rice; Saka, Bellingham, Foden; Kane.

All set for Slovenia! 🤝 pic.twitter.com/T4QLIZIVKg

— England (@England) June 25, 2024

Sllovenia: Oblak; Janza, Bijol, Drkusic, Karnicik; Mlakar, Max Elsnik, Gnezda Cerin, Stojanovic; Sesko, Sporar./Telegrafi

All set for Slovenia! 🤝 pic.twitter.com/T4QLIZIVKg

— England (@England) June 25, 2024