Anglishtja triumfon sërish, ata që u përjashtuan s’kanë shans të dytë në Testin e Arritshmërisë

Semimaturantët kosovarë edhe në Testin e Arritshmërisë treguan rezultate më të mira në gjuhën angleze sesa në gjuhën shqipe. Mbi 50 nxënës u përjashtuan për përdorim të telefonave gjatë testit, për çka do të kenë mundësi të kufizuara për regjistrim në shkollat e mesme. Teksa ekspertët kërkojnë analiza më të thella për të adresuar dobësitë e evidentuara në sistemin arsimor

100 pyetje i patën para vetes, por më saktë u përgjigjen në ato të gjuhës angleze.

Mbi 21 mijë nxënës iu nënshtruan Testit të Arritshmërisë dhe rezultatet tregojnë për ngjashmëri me ato të Testit të Maturës Shtetërore.

Nxënësit kosovarë sërish dolën më të suksesshëm në pyetjet e gjuhës angleze ku mesatarja kaloi 65 për qind, ndërsa në gjuhën shqipe rezultati ishte mbi 54 për qind.

Performancë më e mirë u regjistrua në lëndën e Historisë me mbi 62 për qind, ndërkaq më dobët janë në matematikë, informatikë, kimi dhe biologji.

“Vërejmë se një numër i nxënësve jo shumë I madh kanë rezultate mbi 85 pikë, rreth 70 për qind, si në maturë i kanë mbi 40 pikë, mirëpo vërehet se në gjuhën angleze edhe te testi i arritshmërisë, edhe pse janë vetëm 5 pyetje, mesatarja është 65.97”, ka thënë Fatmir Elezi, Shef i Divizionit për Vlerësim në MAShT.

Edhe këtë vit nuk munguan tentimet për kopjim, me ç’rast nga testi u përjashtuan mbi 50 semimaturantë.

Pasi Testi i Arritshmërisë nuk organizohet për herë të dytë, nxënsit e përjashtuar do të kenë mundësi të kufizuara për regjistrim në shkollat e mesme.

“Ka pas në disa raste që janë largu nga testi për shkak të përdorimit të telefonave, në disa raste si në maturë janë largu nga qendra, por ka pas edhe raste kur administratorët i kanë largu nga testi, mirëpo për testin e arritshmërisë këtyre iu lejohet të aplikojnë në shkollat ku nuk kanë kritet të testit”, ka thënë Fatmir Elezi, Shef i Divizionit për Vlerësim në MAShT.

Rezultatet e publikuara, sipas njohësve të arsimit, tregojnë një pasqyrë të sfidave në sistemin arsimor.

“Performanca më e mirë në gjuhën angleze nuk është befasuese, vëmendja e nxënësve është e paktë në gjuhën shqipe, teksa ekspozimi ndaj gjuhës angleze është i lartë. Është rikujtim për institucionet me intervenu që me rrit përfshirjen më aktive të nxënësve”, ka thënë Rinor Qehaja, Instituti EdGuard.

Divizioni për Vlerësim i Ministrisë së Arsimit do të kryej analiza më të detajuara për rezultatin e testit të Arritshmërisë, dhe më pas gjetjet do të shkojnë në adresë të komunave përkatëse.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika